Pas sulmit nga një tifoz, reagon portieri serb: Doja ta godisja, por jam futbollist dhe jo boksier

PSV-ja u përball me Sevillan në kuadër të Europa League në stadiumin “Philips Stadion” dhe vendasit fituan 2-0. Kjo nuk mjaftoi për kualifikimin pasi skuadra spanjolle fitoi takimin e parë 3-0.

Por përveç rezultatit në fushën e lojës një tjetër episod mori vëmendjen. Në një moment të pjesës së dytë, një tifoz holandez kaloi gjithë pengesat dhe hyri në fushën, aty ku sulmoi portierin Marko Dmitrovic. Ky i fundit u mundua të ruante qetësinë.

Pas ndeshjes gardiani i spanjollëve tregoi gjithë situatën ndërsa theksoi se në një moment dëshiroi ta godisje, por është një futbollist dhe jo boksier.

 “Një nga tifozët kundërshtarë u fut në fushë dhe më shtyu nga pas, u mundua të më godiste. Doja të godisja, por nuk do të ishte bukur. Sepse në të kundërt nuk do të isha futbollist, por boksier. Futbolli nuk i meriton këto ngjarje të shëmtuara. Gjithmonë, ndodh që në stadium të jetë ndonjë tifoz i dehur.

Por, këto janë ngjatje që nuk duhet të ndodhin dhe shpresoj që të merren masa. Asnjëherë në jetën time nuk më kanë goditur, unë di të mbrohem dhe tani nuk dua të flas më shumë sepse kjo nuk është mirë për futbollin por edhe për atë që vjen jashtë fushës. Ekzistojnë gjithmonë persona që duan të jenë protagonist, por e rëndësishme është që kjo situatë kalojë”, u shpreh Dmitrovic.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *