Pas Tajvanit, tërmet i fortë edhe në Turqi!
Disa orë pas tërmetit të fortë në Tajvan, edhe në Turqi janë ndier lëkundje mesditën e sotme.
Sipas mediave turke, lëkundjet e tërmetit kanë qenë me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter, dhe janë ndier në Malatya, qytet në rajonin e Anadollit Lindor.
Fatmirësisht deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo viktima, ndërsa epiqendra ishte në një thellësi prej 13.9 kilometrash.