Pas temperaturave të larta, tani parashikohet një ndryshim tërësor në mot.
Depërtimi i disa qendrave të presionit të ulët do të sjellë masa ajri të ftohta dhe të lagështa, duke shkaktuar reshje shiu të forta dhe të vazhdueshme gjatë gjithë ditës.
Moti do të jetë i vranët, me rrebeshe shiu, stuhi dhe ndoshta breshër. Për ditën e sotme, reshjet do të jenë më të forta gjatë orëve të para dhe do të zbresin në intensitet më vonë gjatë ditës.