“Cunami i vogël në progres në jug të Kretës. Qëndroni larg nga brigjet “, shkroi ai.

“Ne kemi lëshuar një alarm për cunami, por asgjë shumë alarmante. Po flasim për 10 kilometra në juglindje të Zakros. Fenomeni ka mbërritur dhe mund të mos jetë i dukshëm në disa zona. Tërmeti ishte mjaft i vogël për të krijuar një cunami të madh. Përveç Kretës, i gjithë Egjeu jugor është tronditur ”, tha presidenti i OASP Efthymios Lekkas.

 

Krete

Rikujtojmë që si pasojë e tërmetit është shembur kisha e Agios Nikolaos në Xirokampos, Sitia.

Tërmeti i përqendruar në zonën detare 23 km në lindje të Zakros kishte një thellësi prej 8.2 km. Ai zgjati për një kohë të gjatë dhe njerëzit dolën në rrugë, më pas autoritetet urdhëruan evakuimin e shkollave.

/Priza.al/