Bora Zemani dhe Donald Veshaj vazhdojnë të jenë më të përfolurit, shkaku i ndarjes së tyre.
Ka qenë Bora ajo që i ka hedhur zjarrit benzinë, pas postimit të një fotoje me një mbishkrim në anglisht dhe të gjithë e menduan si thumb për Donaldin.
“Ajo nuk po kërkonte një kalorës, ajo po kërkonte një shpatë”, shkruhej në postimin e Borës.
Ndërkohë Donaldi reagoi menjëherë me një kundërpërgjigje ndaj saj.
“Kërkohet një vend pune për një person që gjen quotsa anglisht. Të interesuarit në dm ose Wp”, shkruan ai.
Bora , së fundmi ka postuar foto të ndryshme me mbishkrime në gjuhën angleze.
Kujtojmë se Donaldi pak kohë më parë, në intervistë me të vëllain, u shpreh se të gjitha të dashurat për të kanë qenë njesoj pa bërë dallime midis tyre dhe tha se nuk do të kishte asnjë rithim nësë ndonjëra do t’i lutej.
Këto fjalë ranë në veshin e Bora Zemanit, e cila si rrallëherë ka vendosur që të reagojë në rrjetet sociale. Teksa ka ndarë foto në “Instagram”, ajo ka shkruar anglisht:
“Heshtja është më e mirë se të flasësh idiotësira”
Nuk dihet edhe sa do zgjasi, por dyshja duket që nuk ka ndërmend të ndalë thumbat.
/Priza.al/