Pezullimi i punës nga kontrollorët shqiptarë kanë bërë që në Rinas të zbarkojnë kontrollorë të huaj. Fillimisht kanë qenë kontrollorët turq ata që kanë mbërritur të parët që bënë që të nisnin që sot fluturimet e domosdoshme, e ndërsa mësohet se priten të mbërrijnë edhe kontrollorë nga Greqia. Një fakt të tillë e ka konfirmuar edhe kryeminsitri Edi Rama, për Abc News.
“Çështja mund të diskutohet por është një çështje e zgjidhshme tashmë dhe sot kanë filluar fluturimet esenciale dhe nesër vijojnë normalisht. Ne nuk jemi gjendur gafill kemi pasur informacion në lidhje me këtë dhe kemi bërë përpjekje për ti sjellë në vete ato që i hynë kësaj ndërmarrje marrëzire të shtyrë dhe të orkestruar.
Ministrja deri në fund ka qenë në komunikim me të dhe ne menjëherë kemi vënë në zbatim planin e hartuar. Pas thirrjes së bërë nga unë dhe nga ministrja një pjesë e tyre janë rikthyer por kjo punë nuk mbaron me kaq pasi do të bëhet një proces i vëmendshëm. Kemi pasur përgjigje nga kontrollorët e Turqisë dhe kemi dhe një grup tjetër nga Greqia që pritet të vijë nesër në vendin tonë”, ka thënë Rama.