Mirela dhe Jurgen Guri, nënë e bir kanë mbetur të lënduar nga zjarri i rënë në apartamentin pranë banesës së tyre në Astir. Apartamenti i tyre ndodhet një kat më lart banesës së familjes Osmënaj, ndërsa zjarri ka deportuar edhe në katin sipër. Mirela dhe Jurgeni ndodhen në Spitalin e Djegieve Plastike në Tiranë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa gjendja shëndetësore e Klodianit është e rëndë. Kujtojmë zjarri i djeshëm i mori jetën Hava Osmënajt në Astir.
“Po është shkrumbuar. Pllakat në korridor, tavani. Ne jemi komshinj, aq njihemi. Dëgjohej nga muret zhurma. Nuk është se foli me njeri ai. Nga ora 3 apo 4, është ndier duke bërtitur. Kur e kishte ndez kishte hap derën. Po të kishin dashur me dalë kishin dalë se dera ishte e hapur. Kanë ardhur 4-5 herë policët po nuk ia hapte derën ai. Ishte shumë inteligjent. Është investim i madh aty. Vetëm policia që vinte, e mbajshin 1 muaj apo dy javë. Qetësohej për pak kohë. Se di si mund ta linin mes njerëzve. Ne s’mund t’i mbajmë fëmijët brenda se është një budall në pallat. Ishalla po na ndihmon kush, sederi tani as bashkia as shteti”, tha një nga fqinjët për ‘Faxweb’.
“Një orë e gjys ka vonuar zjarrfikësja. Nuk pranonte të ngjitej lart. Të merren masa për këta persona të tilla që janë lirshëm. Ndërsa ata na thonin në telefon atë avaz keni ju“, tha një tjetër.
/Priza.al/