Mbretëresha Elizabeth ka vendosur që në paradën e saj vjetore të ditëlindjes ta shoqërojë kushëriri i saj, princi Edward.
Në çdo dalje të saj, ai që e shoqëronte mbretëreshën ishte bashkëshorti princi Philip i cili ndërroi jetë para disa kohësh.
Kjo nuk është hera e parë që kushëriri i saj e shoqëron Mbretëreshën në një paradë pasi në vitin 2013 ai e shoqëroi at në “Trooping the Color” pasi Duka ishte i shtruar në spital.
Kjo paradë do të përbëhet nga 1400 ushtarë, 200 kuaj dhe 400 muzikantë të cilët do të nderojnë Mbretëreshën me rastin e ditëlindjes.
Kësaj parade pritet t’i bashkohet edhe emra të tjerë të rëndësishëm të mbretërisë si: Princi William dhe Kate Middleton si dhe Princi Charles dhe Camilla.
Por, nuk dihet nëse Princi Harry dhe Meghan Markle do të marrin pjesë gjatë kësaj parade.