Pas vendimit me burg të përjetshëm, vjen një tjetër lajm i keq për pilotin grek që vrau bashkëshorten

Piloti grek, Babis Anagnostopoulos i cili u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij në Caroline në Glyka Nera.

Për Babis nuk kanë fund telashet, pasi për gjashtë muaj e ka të ndaluar që të bëjë punë brenda burgut, e në këtë mënyrë të marrë pagë ditore, kjo sepse u kap në qeli me një telefon, duke folur përmes kamerës.

Kjo ka qenë arsyeja që i është hequr rroga ditore, pasi ai punonte në mensë. Për të arsyetuar telefonin që kishte mbajtur në qeli, ai tha se e donte vetëm për të komunikuar me familjen e tij dhe se ia kishte lënë një tjetër i burgosur.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *