Krei i PD, Sali Berisha deklaroi këtë mbrëmje se aksioni imediat i grupimit të tij do të jetë prezantimi i kandidatëve në mbarë vendin, si dhe planifikimi i protestave në vijim.
Në një intervistë për “Opinion”, Berisha tha se qytetarët do t’i përgjigjen protestave të tij, ndërsa paralajmëroi se Edi Rama do të ketë fatin e ish-zyrtarit të FBI, Charles McGonigal.
“Aksioni imediat, do merrem me paraqitje të kandidatëve tanë në mbarë Shqipërinë, do planifikojmë dhe protestat që do vijnë. Qytetarët do t’i përgjigjen. Kjo që bëri Rama është goditje për çdo qytetar. Dëshmoi se është i aftë për të bërë gjithçka për të mbrojtur monizmin. Ai është në lemeri të plotë, një kufomë politike që do ketë fatin e McGonigal. Ka llogari të hapura për megaafera korruptive”, tha Berisha.