Pas videos së publikuar nga Priza.al, Policia e Sarandës ka reaguar duke bllokuar 3 mjetet qe shfaqen në pamje

Pas videos së publikuar në Priza.al, ku shfaqen tre motomjete “Jet Ski” duke bërë gara shumë afër bregut të detit, duke rrezikuar që të përsëritej aksidenti fatal i ditës së sotme në Potam, ka reaguar Policia e Sarandës.

Blutë e Sarandës kanë bllokuar edhe mjetet me të cilët pasditen e sotme, u shfaqen disa të rinj duke bërë gara. Më konkretisht u bë i mundur bllokimi  i dy jetskive në pronësi të shtetasit R.C., dhe një jetski në pronësi të shtetasit R.H.. gjithashtu në fazë verifikimi janë edhe dhjetëra mjete të tjera lundruese, ku janë duke u kryer kontrolle mbi dokumentacionin e tyre.

E përgëzojmë Policinë e Sarandës që pasi media shfaq videon, angazhohen dhe kryejnë detyrën e tyre.

https://www.priza.al/2022/08/02/video-tragjedia-ndodh-ne-dreke-ne-darke-serish-gara-ne-det/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *