Dy orë pas përfundimit të vizitës në Shqipëri, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka zbardhur detaje nga takimi i tij me kryeministrin Edi Rama. Përmes një postimi në rrjete sociale, Blinken shkruan se me kryeministrin Rama bisedoi për Reformën në Drejtësi si dhe mbrojtjen kibernetike.
Ai tha se SHBA-të mbështesin Shqipërinë në rrugën drejt anëtarësimit në BE dhe luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar.
“Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të mbështetur Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE dhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Me kryeministrin Edi Rama diskutova bashkëpunimin tonë për të avancuar në stabilitetin rajonal, mbrojtjen kibernetike dhe reformën gjyqësore”, shkruan Blinken.