Pas vizitës në Shqipëri, Ndihmës Sekretari amerikan në Kosovë, a do të takohet me Kurtin? Ja agjenda e tij

Ndihmës Sekretari për Byronë Ndërkombëtare për Narkotikë dhe Sundimin e Ligjit të SHBA, Todd D.Robbinson pas takimit në Tiranë, ka mbërritur në Prishtinë për vizitë zyrtare. Në kuadër të kësaj vizite ai do të takohet me presidenten Vjosa Osmani, por jo me kryeministrin, Albin Kurti.

Kështu të paktën lë të kuptojë agjenda e tij, e publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Robinson ka arritur dje në Kosovë. Sipas njoftimit të Ambasadës amerikane, Robinson me të arritur është ndalur në pikën kufitare të Vërmicës për të diskutuar rolin e bashkëpunimit kufitar në luftimin e krimit të organizuar dhe trafikimit ndërkombëtar.

“Fillimisht z.Robinson u njoftua nga afër lidhur angazhimin policor në luftimin e krimit trans kufitar, trafikimin me narkotik e qenie njerëzore si dhe me procedurën e kalimit kufitar dhe të kontrollit të automjeteve që realizohet në këtë pikë kufitare, e në veçanti për kontrollin e detajuar të automjeteve që bëhet me pajisje të sofistikuara si donacion i INL-it”, thuhet në komunikatë.

Agjenda për sot

Robinson sot në orën 10:00 do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Më pas, të dy pritet të mbajnë edhe një konferencë për media. Nga sot deri më 22 mars, Robinson do të qëndrojë për në Prishtinë, ku do të takojë Presidenten Vjosa Osmani dhe partnerët e INL-së në mbështetje të forcimit të sundimit të ligjit dhe sektorëve të drejtësisë”, thuhet në agjendën e z.Robinson për vizitat në Kosovë dhe Shqipëri.

Gjithashtu, ai sot bashkë me përfaqësues të Sitemit gjyqësor, prokurorial e ata të shërbimit korrektues, do të ketë një takim ku pritet të nënshkruhet marrëveshja për pranim-dorëzimin e pajisjeve audio dhe video-incizimeve që do të përdoren për regjistrimin e seancave gjyqësore.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *