Pas zbulimit të varreve masive në Kanada protestuesit shembin monumentin e Mbretëreshës Elizabeth II

Pas zbulimit të varreve masive të pashënuara të fëmijëve autoktonë në Kanada, zemërimi i vendasve ka qenë i pakomandueshëm. Protestuesit rrëzuan disa statuja përpara Asamblesë së Manitoba, përfshirë një statujë të Mbretëreshës Elizabeth II gjatë një proteste në Ditën e Kanadasë.

Aktivistët u mblodhën pranë ndërtesës së asamblesë të vendosur në kryeqytetin e provincës Winnipeg, ata zbritën pranë monumentit të Mbretëreshës së Mbretërisë së Bashkuar dhe e shembën atë për tokë.

Gjithashtu një statujë më e madhe e Mbretëreshës Victoria u shkatërrua , u tërhoq anash dhe u pikturua me të kuqe ndërsa aktivistët brohorisnin.

Ngjarja u regjistrua në një video, pas së cilës aktivistët lanë shënimin ‘Ne ishim fëmijë një herë. Çoji në shtëpi’ në majë të një statuje shekullore, e zbuluar për herë të parë në vitin 1904.

Policia bëri një arrestim pasi statujat u shembën. Nuk pati arrestime të tjera, megjithëse policia e Winnipeg thotë se hetimi i protestuesve po vazhdon dhe veprimet e mëtejshme do të merren më vonë.

Kjo protestë u realizua kundër trashëgimisë së errët të një shkolle me konvikt indigjene kanadeze, si pjesë e tubimit ‘Çdo fëmijë ka rëndësi’.

Nën udhëheqjen e Kishës katolike, shumë shkolla regjistruan me forcë fëmijë autoktonë me qëllim asimilimin e fiseve vendase. Shumë fëmijë u morën nga familjet dhe u ndryshua identitetet kulturore për të përshpejtuar ‘integrimin’, shumë të tjerë vdiqën nga abuzimin dhe neglizhenca, ndërkohë që fati i studentëve indigjenë ende mbetet mister.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *