Së fundmi, Kanye West ka marrë shumë kritika, kështu që ai shpreson se një person që mund t’i vijë në ndihmë është pikërisht avokatja e Johnny Depp.
Burime pranë Ye thonë se ai ka punësuar Camille Vasquez dhe firmën Brown Rudnick. Vasquez është një emër shumë i njohur. Ajo është e njëjta avokate që fitoi vëmendjen globale për aftësitë e saj ligjore në gjyqin kundër Amber Heard.
Camille do të jetë mes një grupi avokatësh që përfaqësojnë interesat e biznesit të Kanye, kontratat, marrëveshjet, punët, shkruan TMZ. Kanye ka humbur tashmë një partner kryesor si pasojë e sulmeve të tij të vazhdueshme antisemite, pretendimeve rreth vdekjes së George Floyd dhe veshja e bluzës ‘White Lives Matter’ në shfaqjen e tij të modës Yeezy.
Që nga shfaqja e tij në ‘Javën e Modës në Paris’, reperi i njohur Kanye West është kufizuar në Instagram dhe Twitter.
Shumë të famshëm kanë folur gjithashtu për veprimet e fundit Ye, mes tyre edhe Justin dhe Hailey Bieber, Gigi Hadid, Kendall Jenner dhe Jaden Smith. Rikujtojmë se Kanye ka ende një marrëveshje shumë miliarda dollarësh me Adidas.