Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka reaguar në lidhje me shitjen e pasaportave shqiptare.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Tabaku shkruan se kjo nismë do të çojë vendin në një vend ku pastrimi i parave do të zyrtarizohet me ligj.
Sakaq shton se shqiptarët nuk duhet të tregtojnë lirinë e tyre për të udhëtuar pa viza në BE në këmbim të një ligji që pastron paratë e pista.