Republika e Kenias ka vendosur t’i njohë pasaportat e Republikës së Kosovës.
Në letrën që presidenti kenian, William Samoei Ruto, i ka dërguar ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacollit, thuhet se ky vendim u mor pas disa shqyrtimeve në mënyrë të kujdesshme.
Ruto është shprehur se në të ardhmen, Kenia dhe Kosova do të intensifikojnë marrëdhëniet dypalëshe.
Ndër të tjera, presidenti i Kenias ka nënvizuar se pret që të ketë një bashkëpunim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.