Përhapja e variantit Delta ka shtyrë të gjitha shtetet të forcojnë masat anti-COVID dhe disa prej tyre të bëjnë vaksinën me detyrim pasi nuk do lejohen që të frekuentojnë ambientet publike pa qenë të vaksinuar. Shteti i radhës i cili ka ndërmarrë një vendim drastik është Izraeli, i cili duke filluar nga data 18 gusht Green Pass do të aplikohet nga mosha 3 vjeç e sipër.
Një masë tjetër të cilën ka vendosur qeveria është se në qendrat tregtare do të lejohet 1 person për metër katror. Sipas kryeministrit Naftali Bennett ekziston një garë midis përhapjes së pandemisë Delta dhe fushatës së vaksinimit.
‘Ne duhet të jemi gati të përballemi me një situatë në të cilën ka një rritje të njëkohshme të shtrimeve në spitale në të gjitha spitalet. Ne duhet të blejmë kohë që fushata e vaksinimit të hyjë në fuqi’,-tha ai.
/Priza.al/