Mbetje kockore janë zbuluar këtë të enjte në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kushtrimi” të qytetit.
Eshtrat janë zbuluar nga një banore e zonës e cila ka njoftuar policinë, pasi i ka konstatuar ato në një grumbull dherash pranë banesës së saj.
“Ishte një kafkë koke njeriu dhe dy-tre eshtra të tjera. Erdhi policia, i morën. Makinat i kanë sjellë. Ka një dy javë aty”, thotë ajo.
Sakaq, eshtrat janë marrë për ekzaminim nga Mjekësia-Ligjore, për të bërë të zbardhur ngjarjen.