Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka reaguar sërish për vendimin e kryedemokratit Basha , për ta përjashtuar atë nga grupi parlamentar.
Mbi videon e publikuar, kur shfaqet Lulzim Basha teksa jep vendimin e përjashtimit, Berisha i bën thirrje demokratëve për bashkim ndaj vendimit të Bashës, të cilën e cilëson si amoral e antistatutor.
Postimi i Sali Berishës:
Te dashur anetare dhe anetar te Partise Demokratike, asnje largim nga rradhet e saj por te gjithe se bashku per te hedhur ne koshin e plehrave vendimin antistatutor, amoral, poshterues dhe fund e krye per interes personal te pengut Lulzim Basha.
Rrofte Partia Demokratike e Shqiperise! sb
/Priza.al/