Pasi humbi betejën me Bashën, Fatbardh Kadilli rishpall kandidaturën për kreun e PD-së

Tiranë/ Teksa Lulzim Basha vijon të shkarkojë nga pozicionet drejtuese shumë prej figurave të PD-së dhe Sali Berisha vijon të ‘çojë’ Foltoren në qytetet kryesore të vendit për të mbledhur firmat për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar të PD, Fatbardh Kadilli ditën e djeshme ka shpallur kandidturën e tij për të qenë në krye të partisë. Kadilli kështu ‘i bashkohet’ Kuvendit Kombëtar të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha në 11 dhjetor.

Kadilli është shprehur se nuk do karrierë personale por do të ofrojë një alternativë më të mirë për ringritjen e PD.

‘Unë jam shpallur që do të rikandidojë në garën e parë që do të ketë PD, se kur do jetë kjo garë nuk e di. Nuk dua karrierë personale, por për të ofruar një alternativë më të mirë për ringritjen e PD. Basha bën gabim kur mendon të fshihet pas vulës dhe nuk prodhon dot opozitë. Njerëzit duan opozitë, jo thjeshtë një kryetar të PD. Berisha e ka monopol këtë parti e ka drejtuar edhe kur nuk ishte kreu i saj. Njeri është lider i humbur disa herë, por njëri është lider i mundur kur ishte kryeministër, nuk mund të kemi më drejtues ata. Nuk e kam mbështetur thirrjen e Kuvendit, pasi nuk është aksioni im politikë, por nëse mblidhet nuk mund të injoroj prezencën e demokratëve, ata kanë nevojë të dëgjojnë më shumë njëri-tjetrin, të dëgjojnë më shumë’– është shprehur ai.

Kujtojmë se edhe ish-kryeministri Sali Berisha ka shpallur zyrtarisht ambicien për të drejtuar PD.
/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *