“Kjo është konferenca më e veçantë ndonjëherë”/ Berisha: Basha ka mbledhur kartat e anëtarëve që të mos votojnë shkarkimin e tij

Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha pasi ka zhvillua mbledhje në selinë e PD ka dhënë një konferencë për media ku tha se kjo do ishte më e veçanta në karrierën e tij 31-vjeçare.

Berisha gjatë konferencës akuzoi Lulzim Bashën se i ka mbledhur kartat anëtarësisë së PD-së dhe nuk ua kthen më, në mënyrë që të mos votojnë shkarkimin e tij. Megjithatë Berisha pohoi se e fton të bashkëpunojë pasi në PD ka vend edhe për të edhe për Gazment Bardhin.

Fjala e Berishës:

Kjo është konferenca më e veçantë në karrierën time politike. Në kundërshtim me Narkoshtetin apo më troç me peng kryetarin, ngrihet sindikata dhe një kuvend i lirë dhe vendosi të rikthejë fuqishëm pluralizmin politik ë Shqipëri. Ju garantoj se pas themelimit të PD në 1990 ky kuvend ishte kuvendi më perëndimor në rrafshin e plehrave që sanksionoi në kushtetutën e PD-së. Jehona e këtij kuvendi sic ishte unik PD, ishte në llojin e tij.

Te dashur gazetarë, ju përshëndes me përzemërsi sepse e keni përcjellë foltoren me vërtetësinë e saj, keni luajtur një rol shumë të madh në transparencën edhe pse keni qenë subjekt i presioneve të pandershme. Kam keqardhje që jeni të gjithë në këmbë por domethënia e këtij qëndrimi është e madhe. Nga njëra anë kemi një njeri të çmendur me pasionin e karrigeve që mori çdo karrige në zyrën e tij, nga ana tjetër jeni ju që punoni me pasion.

Mbledhja që sapo përfundoi i dërgon një mbështetje të përzemërt të gjithë demokratëve.

Referendumi i anëtarësisë për ratifikimin e Kuvendit. Kjo është fleta. Ky komision u miratua sot këtu dhe ka për të drejtuar bazuar në punën e shkëlqyer që ju e patë vetë. Po atij komisioni që drejtoi Kuvendin, i besohet edhe referendumi. Ku informoj ju se ish kryetari Basha ka kryer akte në PD që janë në nivelin e krimit elektoral, konkretisht ka informuar anëtarësinë që të paraqiten me karta. I ka marrë kartat e anëtarësisë dhe nuk iua ka kthyer dhe kjo është plaçkitje, por unë i garantoj se të gjithë do të votojnë.

Ne presim një rezultat të shkëlqyera me datën 18 si kundër ftojmë çdo demokrat të firmosë aktin madhor të pushtetit dhe ta dënojë me injorim ndaj dhe unë pres anëtarë, drejtues, deputetë të mos bëhen bashkëpunëtorë të një akti të pashembullt të pluralizmit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *