Jeta e një gruaje që jetonte në Izrael u kthye në një makth pasi pa një video në TikTok, ku për pasojë humbi shikimin. Rachel, një 25-vjeçare izraelite, hasi në një video në platformën e mediave sociale Tik Tok ku thuhej se “Të shikosh drejtpërdrejt diellin për gjysmë ore e ngarkon trupin me energji dhe siguron përfitime shtesë shëndetësore.
Madje në video pretendohej se egjiptianët e lashtë e dinin këtë sekret për diellin por qeveritë e fshehën këtë informacion për disa arsye. Kur e reja ndoqi këshillën, shikimi i saj filloi të turbullohej. Kur në fushën e saj të shikimit iu shfaq një njollë e zezë, Rasheli fillimisht nuk shkoi te mjeku, duke menduar se ishte e përkohshme, citon CNN Turk.
Kur shikimi i saj nuk u përmirësua pas një jave, Rasheli shkoi te okulisti, dhe mësoi se në retinën e syve të saj ishin formuar lezione, duke i shkaktuar dëme të pakthyeshme. Mjekët thanë se Rachel, e cila shikonte diellin pa mbrojtje humbi aftësinë për t’u fokusuar në të dy sytë dhe tani mund të shohë pjesërisht.
Ekspertët paralajmëruan të jenë të kujdesshëm ndaj këshillave shëndetësore të përhapura në platformat e mediave sociale.