Kryeministri i Irakut, Mustafa Al-Kadhimi i shpëtoi një atentati të dielën pasi një dron i ngarkuar me eksploziv goditi rezidencën e tij në Bagdad. Al-Kadhimi shkoi në Twitter pak momente pas sulmit dhe bëri thirrje për “qetësi dhe përmbajtje nga të gjithë”.
“Falë Zotit, jam mirë dhe në mesin e popullit tim”, shkroi në llogarinë zyrtare të Twitterit.
Ai i quajti frikacake sulmet me raketa dhe dron, duke thënë se ato punojnë kundër një të ardhmeje më të mirë për vendin. Al-Kadhimi bëri thirrje për dialog të qetë dhe konstruktiv “për hir të Irakut dhe të ardhmes së Irakut”.
“These cowardly drones do not help in building nations.”
Iraqi PM Mustafa al-Kadhimi addressed the nation and called for calm after surviving an assassination attempt from a drone attack ⤵️ pic.twitter.com/wUswd7ociS
— Al Jazeera English (@AJEnglish) November 7, 2021
“Unë isha dhe jam ende një projekt për Irakun dhe popullin e Irakut. Raketat e tradhtisë nuk do t’i dekurajojnë besimtarët dhe do të shkundin një fije floku të stabilitetit dhe vendosmërisë së forcave tona heroike të sigurisë për të ruajtur sigurinë e njerëzve, për të arritur drejtësinë dhe ligji në fuqi”, tha ai.
Tre dronë u përfshinë në atentatin, sipas zëdhënësit të Ministrisë së Brendshme, gjeneral Saad Maan, duke folur për rrjetin shtetëror të lajmeve Al-Iraqiya. Forcat e sigurisë ishin në gjendje të rrëzonin dy nga dronët, tha Maan.
Ushtria irakiane tha se Al-Kadhimi nuk u plagos dhe është në gjendje të mirë shëndetësore gjersa forcat e sigurisë “po merrnin masat e nevojshme në lidhje me këtë përpjekje të dështuar”
/Burimi: Al Jazeera/ Përshtati: Priza.al/