Pasi i shprehu dashurinë Luizit, Kiara nuk i kursen deklaratat e njëpasnjëshme ndaj tij

Pas deklaratës së mbrëmshme ku u shpreh se në “Big Brother Vip” kishte njohur dashurinë e jetës, Kiara Tito e ka ‘bombarduar’ Luizin me fjalë të ëmbla.

Teksa ndodheshin të ulur pranë njëri-tjetrit, ka qenë moderatorja ajo që ka folur dhe këngëtari ka dëgjuar fjalët që prej kohësh priste të dëgjonte.

“Nuk është normale. Aq më shumë që kalon koha, aq më mirë ndihem me ty. Mund të vijë një ditë që thua u mërzita, u mërzita duke ndenjur me një njeri gjatë. Nxehesh, zihesh, por është komplet e kundërta. Sa më shumë rri, aq më shumë më shtohet dashuria,”-tha Kiara.

Nuk mjafton me kaq! Kiara i tha Luizit që emocionet që i ka shkaktuar ai, nuk i kishte përjetuar prej kohësh.

“Kisha kohë që nuk i përjetoja këto emocione. Janë ndryshe sigurisht emocionet, por kisha kohë që nuk i përjetoja kështu. Sikur kisha vdekur brenda. Nuk kisha asnjë lloj mendimi, asnjë lloj frymëzimi. Ndihesha sikur isha 50 vjeç, fiks pa emocion brenda. I bëja gjërat robotike,”-përfundoi Kiara.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *