Pasi kontrabanduan ilaçe gjatë pandemisë, gjykata vendos arrest shtëpie për ‘farmacistët’. Avokatët: Nuk janë kriminelë

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën “arrest shtëpie” për 6 personat e arrestuar në lidhje me skemën e ngritur për shitjen e ilaçeve kontrabandë gjatë pandemisë.

Policia pas një aksioni në kryeqytet në 6 depo farmaceutike në Tiranë, vuri në pranga 6 persona, konkretisht Blerim Bitri, Florian Marku, Margarita Xhaxhiu, Jani Papuli, Florian Lila dhe Bashkim Osmani.

Ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin shisnin medikamente kontrabandë gjatë periudhës së koronavirusit, ndërkohë që prokuroria kishte kërkuar masën e arrestit me burg, Gjykata konsideroi një masë më lehtësuese.

Avokatët e këtyre personave kërkuan masa më të lehta sigurie për klientët e tyre, duke thënë se nuk është koha për të arrestuar staf mjekësor.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *