Detaje tronditëse janë zbuluar nga arrestimi i një prifti në Greqi i cili akuzohet se ka përdhunuar për disa vite me radhë një vajzë të mitur. Prifti 37-vjeçar u arrestua ditën e djeshme nga policia greke, ndërsa denoncimi është bërë nga vetë shqiptarja 17 -vjeçare që u abuzua seksualisht.
Në 17 faqet e dëshmisë që e mitura ka dhënë më 9 nëntor 2021, në prani të një psikologeje, ka rrëfyer makthin që ka përjetuar. E mitura ka përshkruar me detaje aktet e tmerrshme nga prifti 37 vjeçar i kishës së Kato Patisias, i martuar dhe baba i tre fëmijëve.
Sipas dëshmisë së vajzës, gjithçka ka ndodhur brenda kishës, teksa ajo merrte pjesë në shkollën e Katekizmit. Ai më mbylli në kishë dhe filloi të më prekte në të gjithë trupin. Dhe pas kësaj ka marrë gruan në telefon sikur asgjë të mos kishte ndodhur duke i thënë se po kërkonte ti blinte një lodër djalit prandaj ishte vonuar. Vajza mes lotësh tregon se prifti e kishte kërcënuar se do ta vriste nëse do të fliste.
Një tjetër nga detajet tronditëse që vajza i ka rrëfyer autoriteteve ishte fakti që prifti i ka dërguar gjithashtu foto nudo duke i kërkuar të miturës të bënte të njejtën gjë.
Prifti 37-vjeçar është arrestuar dhe gjykata dha masën e sigurisë “arrest me burg” për të. Ngjarja ka shkaktuar një skandal të madh në Greqi, por deri tani nuk ka një reagim nga Kisha Ortodokse Greke për këtë ngjarje.
/Priza.al/