Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa dha një konferencë për mediat para koncertit që pritet të mbahet sonte në sheshin “Skënderbej”. Pasi mori pasaportën shqiptare, gjatë konferencës ajo është pyetur edhe nëse tashmë do të marrë edhe një të dashur shqiptar.
Këtë pyetje ajo e ka kaluar me shumë buzëqeshje duke thënë se “nuk e di”.
“Oh motër, këtë se di”, tha Dua.
Gjithashtu, pas mbylljes së turit “Future Nostalgia”, Dua tha se do të vijojë të punojë për albumin e saj të tretë dhe nuk do të ketë periudhë pushimi.
“Periudhë pushimi nuk kam pas qysh 7 vjet, po mendoj që sonte që përfundon turneu, kam disa kohë intensive në studio me përfundu albumin e tretë”, u shpreh artistja.
Ndërsa në lidhje me pyetjen se sa pasaporta ka, ajo u shpreh se ka dy, atë angleze dhe tashmë edhe shqiptaren.
“Një të Shqipërisë dhe një të Anglisë, ndihem shumë e emocionuar. Mezi po pres me festu 110 vjetorin e pavarësisë me ju sonte”, tha Dua.