Presidenti Ilir Meta, pasi recitoi nga Korça dhe këndoi nga Shkodra, mëngjesin e kësaj të marte ka zgjedhur që ta kalojë tek Liqeni i Tiranës dhe ka publikuar dy foto. Kreu i Shtetit shihet teksa ushqen disa rosa, dhe shkruan se ndodhet në praninë e tyre është në shoqëri të mirë.
“Kur e nis ditën në shoqëri të mirë!”.
Presidenti Ilir Meta e shijon natyrën, pasi herë pas herë publikon te tilla foto, duke ngjitur male apo duke zhvilluar ekspedita. Pak ditë më parë, ai u shfaq në qytetin e Korçës duke recituar një poezi patriotike në mes të dëborës.
/Priza.al/