Reperi i njohur Kanye West ka marrë goditjen e radhës. Akademia e tij “Donda” është mbyllur gjithashtu, pasi të gjithë partnerët e tij i kthyen shpinën. “Adidas”, “Balenciaga”, “Vogue”, “Gap” dhe “Creative Talent Agency” kanë ndërprerë partneritetin me reperin për shkak të komenteve antisemitike të tij kohët e fundit.
“Komentet dhe veprimet e fundit të Ye kanë qenë të papranueshme, të urryera dhe të rrezikshme. Ato shkelin vlerat e kompanisë për diversitetin dhe përfshirjen, respektin reciprok dhe drejtësinë”,– u shpreh zëdhënësi i kompanisë ‘Adidas’ në një deklaratë.
Marka gjermane e veshjeve sportive ka njoftuar se do të ndalojë prodhimin e ‘Yeezy-s’. Tani, shkolla private e Kanye në Los Angeles “Donda Academy” është mbyllur për pjesën e mbetur të vitit shkollor 2022-2023, por synon të rihapet. Ditën e sotme, një email iu dërgua prindërve të nxënësve të kësaj shkolle që zbuloi se Akademia “Donda” po mbyllet menjëherë, pa asnjë paralajmërim.
“Me diskrecionin e themeluesit tonë, Akademia “Donda” do të mbyllet për pjesën e mbetur të vitit 2022-2023”,- thuhej në email. “NËSER NUK KA SHKOLLË”, vijonte email me shkronja kapitale. Mbyllja nuk është e përhershme dhe email-i shtonte se ata do të fillojnë vitin shkollor nga e para në shtator të vitit 2023. Edhe themeluesi i “Yeezy” konfirmoi se shkolla është mbyllur, duke shkruar në rrjetin social Instagram se:
“Jason Lee, këtu është ndikimi që po kërkoni. Shkolla ime po mbyllet. Ju dëshironi të ndihmoni ose të lëndoni.”