“Pasi të vriste personin e katërt do digjte makinën, më pas…”, eksperti i kriminalistikës zbulon skenarin e Dan Hutrës

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka zbuluar skenarin e Dan Hutrës, që sipas tij kishte planifikuar edhe vrasje të tjera.

Sipas Karamuços, nëse Dan Hutra nuk do ishte arrestuar do të kryente vrasjen e katërt dhe më pas do digjte makinën. Më tej eksperti sqaron se Dan Hutra do të udhëtonte me mjet të transportit urban për në veri të vendit dhe nga andej do të shkonte në Kosovë.

“Ky person nëse nuk do kishte kontaktuar me një dyqan nuk do ishte zbuluar vendndodhja e tij, do kishte pritur të ekzekutonte edhe personin e katër, do kishte djegur makinën , do ishte larguar me automjete të transportit publik në drejtim të veriut dhe do ishte hedhur matanë në Kosovë. Ky ishte plani për tu larguar. Ka pasur një fat të madh policia, sepse kur është arrestuar armën nuk e kishte me vetë, e kishte lënë në makinë, sepse edhe mund të reagonte.

Edhe një element që nuk e kemi thënë, nëse ky do ta planifikonte sulmin natën ku do ishte me e lehtë do kishte gjetur më shumë persona në banesë, edhe meshkuj ata që kërkonte më shumë. Rezulton se nga të gjitha planet që mund të bënte ky person mund të kishte vrarë 8 veta, është e llogaritur të vriste 8 veta dhe frika e vetme ka qenë RENEA”, tha Karamuço./panorama.tv

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *