Stresi ka dhënë së fundmi një intervistë për “Prive”, ku ka folur për jetën e tij private. Ai ka komentuar pamjet që dolën pak kohë më parë, ku ai u pa në shoqërinë e një vajze. Mirëpo, reperi u shpreh se vajzën në fjalë e ka shoqe dhe se prej 3 vitesh është beqar.
“Ato videot që kanë dalë në club, ajo është një modele që jeton në Torino, Itali. E kam njohur në Itali, erdhi të bëjë një set fotografik në Shqipëri, është një shoqe shumë e mirë, nuk ka asgjë mes nesh. Sot me dal edhe me vajzën e tezes ta bëjnë të dashur. Një femër të bukur e bëjnë të keqe, në aspektin moral. Jam prej 3 vitesh beqar dhe vazhdoj të jem kështu që s’kam ça them, jam beqar 100%”, theksoi reperi.
Gjithashtu, Stresi ka kujtuar kohën e sherrit me Noizy-n. Më tej, ai tha se njeriu ndërgjegjësohet me kalimin e viteve.
“Në radhë të parë e falënderoj shumë ZinZinin. Ka qenë një përkrahje shumë e madhe, mendoj që është pritur prej 13 vitesh. Ne jemi rritur, jemi 35 vjeç, nuk jemi më 22 vjeç sepse kemi reaguar ndryshe. Kur vjen një moshë tjetër robi ndërgjegjësohet”, tha ai.
“Alpha Show ka qenë një emocion shumë i madh. Mendoj se është mbajtur mend hapja e koncertit dhe përqafimi ynë. Për sa i përket bashkëpunimit tonë është sekret shumë i madh. Ne kemi shumë për të dhënë, kemi shumë koncerte bashkë. Do të kemi edhe shumë në vazhdim bashkë. Takohemi shumë shpesh pa praninë e askujt”, theksoi së fundmi Stresi.