Raporti mes ish-konkurentit të ‘Për’puthen’, Atdhe Xharavina dhe aktores Arjola Demiri ka qenë me ulje-ngritje dhe dyshja janë komentuar së fundmi për një krisje mes tyre. Por veprimi i fundit i Atdheut i ka dhënë fund dyshimeve. Sot ish-banorja e “Big Brother Vip” feston ditëlindjen dhe mes shumë urimeve nga miqtë dhe kolegët e saj, nuk ka munguar një urim publik as nga ana e Atdheut. Ish-konkurenti i “Për’puthen” ka ndarë në ‘Instastory’ një foto të aktores, krahas së cilës shkruan: “Gëzuar ditëlindjen Diva”,- shoqëruar me një emoji kurore.
Atdheu ka folur disa kohë më parë në një intervistë për raportin e tij me Arjolën. Gjatë periudhës së ‘BBVIP’ ish-konkurenti hyri në shtëpinë e famshme për të sqaruar keqkuptimin që pati mes Arjolës dhe Antonela Berishës. Sipas tij, ai u ndje i detyruar të rregullonte situatën për hir të shoqërisë që ka me aktoren. Ai tregoi se marrëdhënia mes tyre ka ndryshuar pak por kanë një miqësi shumë të sinqertë dhe pa interes. Atdheu u shpreh se Arjolën do ta mbështesë sa të ketë jetë pasi ajo i është gjendur pranë kur ai ka ardhur në fillim në Tiranë. Ish-kokurenti shprehet se:
“Ishte një sqarim sepse u përmend emri im në dy tre raste dhe u detyrova të shkoja dhe duke marrë parasysh kohën e gjatë që kam pasur shoqëri me Arjolën, e ndjeva veten që duhej të shkoja. Sot raporti jonë ka ndryshuar pak por unë e kam thënë dhe më parë që sido që të jetë situata. E di si është puna, të kesh një shoqëri të sinqertë, pa interes dhe të na mbesi hatri për diçka pa lidhje. Unë Arjolën do ta mbështes sa të kem jetë sepse ka qenë e vetmja që kur kam ardhur në Tiranë më ka mbështetur, kam pasur shoqëri por ajo më ka përkrahur më së shumti”.