Në një komunikim me median nëpërmjet një postimi në Facebook, kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se sot janë regjistruar një numër i konsiderueshëm të të infektuarve me Covid.
“Janë 1236 raste dy herë më shumë se nga java që shkon dhe patjetër varianti Omicron, si dhe tolerimi i festave ka shkaktuar këtë rritje. Janë 107 persona gjenden sot të shtruar në infektiv, janë plagë që fatkeqësisht që janë mbi 95% lidhen me mos vaksinimin, ato të prekur janë edhe të vaksinuarit në një shifër më ulët, por që mund ta kalojnë më lehtë”, tha Rama.