Vetmia të vret. Mungesa e miqve të mirë është pothuajse po aq e dëmshme për shëndetin sa të qenët obezë ose të konsumuarit 15 cigare në ditë, sipas një studimi nga Universiteti Brigham Young, në SHBA.
Një tjetër studim ka zbuluar se njerëzit që kanë të paktën 3 kolegë në punë janë 96% më të kënaqur me jetën e tyre.
Miqtë ulin nivelet e stresit, ndihmojnë për të mbajtur larg depresionin dhe shërbejnë për një sërë funksionesh të rëndësishme. Megjithatë, shumë njerëz e kanë të vështirë që të mbajnë kontakte me miqtë e vjetër apo për të krijuar lidhje me miq të rinj.
Një studim i vitit 2013 tregoi se vetmia mund të ndikojë në shëndet duke rritur nivelet e hormoneve të stresit dhe inflamacionin, ku nga ana tjetër mund të rrisë rrezikun për sëmundje të zemrës, artrit, diabet të tipit 2, demencë, madje edhe rrezik për vetëvrasje.
Me zhvillimin e studimeve të reja lidhur me këtë temë, shkencëtarët kanë krijuar një ide më të qartë në lidhje me efektet e vetmisë dhe izolimin në shëndet.
Ka disa gjetje shumë interesante. E para, edhe pse kanë të njëjtin rrezik, vetmi dhe izolimi social nuk janë të njëjta.
Për ta sqaruar më mirë, njerëzit mund të ndihen të izoluar nga ana sociale dhe të mos ndihen të vetmuar; ata thjesht preferojnë një ekzistencë më hermetike. Nga ana tjetër, njerëzit mund të ndihen të vetmuar edhe kur janë të rrethuar nga shumë njerëz. Madje studimet kanë treguar se personat më të vetmuar janë ata të martuarit, që jetojnë me të tjerët dhe nuk marrin mjekime për depresionin.