Pastrim parash/ GJKKO lë në burg dy bashkëpunëtorët e Rezart Taçit

Rezart Taçi, kunati i tij Artur Balla dhe ish truproja e tij, Bledar Lilo, janë të përfshirë në një skemë pastrimi të parave përmes firmave të naftës, sipas prokurorisë së Palermos në Itali.

Apeli i GJKKO-së ka lënë në burg dy bashkëpunëtorët e biznesmenit, Artur Balla dhe Bedar Lilo, deri në përfundim të hetimeve.

Hetimet janë kryer nga SPAK, në bashkëpunim me autoritetet italiane. Dyshohet se personat e sipërpërmendur, kanë bashkëpunuar me dy italianë, Francesco Zummo e Fabio Petruzzella, si edhe 1 zviceran në skemën e pastrimit të parave.

“Janë mbledhur prova se kjo skemë financiare është drejtuar nga shtetasit italian F.Z. dhe I.Z., në bashkëpunim me shtetasin italian F.P., të shtetasit zviceran me origjinë italiane D.C., si dhe të shtetasit shqiptar Rezart Taçi, i përfshirë në biznese në sektorin e naftës. Ky i fundit në funksion të kryerjes së kësaj veprimtarie ka angazhuar në këtë veprimtari personat e vet të besuar, rezidentë në Shqipëri, respektivisht shtetasin Artur Balla dhe shtetasin Bledar Lilo.

Pjesë e kësaj skeme financiare, me ndihmën e shtetasve shqiptarë të përfshirë, ka qenë edhe kryerja e disa veprimeve dhe transaksioneve bankare në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri, veprime të cilat janë realizuar vetëm pjesërisht dhe nuk është arritur që të realizohen plotësisht, për shkak të veprimeve hetimore të kryera nga ana e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Gjatë hetimeve janë mbledhur prova se ndihma në këtë rast për transferimin dhe fshehjen e shumës monetare është bërë kundrejt premtimit për marrjen e përqindjes së caktuar të përfitimit monetar, në raport me shumën monetare që është transferuar në Shqipëri dhe që do të vijonte të transferohej në vende të tjera”, thuhet në njoftimin e SPAK.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *