‘Nisma e Luleve’, një organizim mjedisor vullnetar i të rinjve në qytetin e Sarandës, ka nisur një aksion për pastrimin e bregdetit dhe detit nga gomat në bashkëpunim me “Spiranca Diving Center”.
Sot pastrimi vazhdoi në Himarë ku u nxorrën 79 goma. Në total në 19 aksione janë nxjerrë 1486 goma dhe rreth 41 000 bidona, shishe.!
Teksa shikon fotot krijon një përshtypje të parë sikur pamjet vijnë nga një gomisteri, por fatkeqësisht janë nga fundi i detit në Himarë, duke ngritur alarmin për një katastrofë mjedisore.
Si kanë përfunduar ato goma në det, kush i ka hedhur, janë disa pyetje që fatkeqësisht është e vështirë për t’iu dhënë një përgjigje, por është e trishtë kur mendon që fund të detit gjendet “thesare” të tilla.