Kryeministri Edi Rama ka mohuar që Tirana të jetë “parajsa” e pastrimit të parave të pista, kryesisht në fushën e ndërtimit. Gjatë intervistës në emisionin “Të Paekspozuarit”, kreu i qeverisë Rama tha se investimet në Shqipëri i bëjnë emigrantët, të cilët blejnë apartamente. Ai e konsideroi të pasaktë raportin e DASH, që e cilëson Shqipërinë si vend ku pastrohen para dhe shtoi se pastrimi i parave në ndërtim ndodh rëndom në New York dhe Londër.
“Shqipëria ka një rezervë nafte shumë të madhe në emigracion. Sigurisht që një pjesë të blerjeve janë kontribut i atyre që janë jashtë. Jo të gjitha, por çdo ditë dhe çdo muaj drejtoria e pastrimit të parave bëjnë kontrolle nominale dhe të tepruara për blerës, kontrata noteriale. Po të ishte kjo 7X7=42, do e kishte kapur ndonjë institucion ndërkombëtar. Në New York po, në Londër po njëherë. Këto muhabete… Raporti i DASH, sepse kam bërë debate për raportet e DASH. Ato kanë një metogologji, që kanë një qasje, po ti lexosh me syrin tënd të dalin me probleme,”-tha Edi Rama.