Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin për Bledar Lilon dhe Artur Ballën, truproja dhe kunati i Rezart Taçit. Për Ballën gjykata 11 vjet burg, ndërsa për Lilon 10 vjet. Dy të dënuarit përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar. Ata akuzohen për pastrim parash.
18.4 mln euro të mafies italiane ‘Cosa Nostra’ u bllokuan në një bankë në Shqipëri në nëntor 2021. SPAK pretendon se Taçi do pastronte 18.4 mln € përmes lëvizjes në disa banka në disa shtete dhe do merrte përqindjen. Nga hetimet e SPAK, Artur Balla dhe Beldar Lilo kanë pasur një rol aktiv për të ndihmuar italianët Francesco Zummon dhe ekonomistin Fabio Petruzzella-n, të dy të arrestuar në Itali, të hapnin llogari bankare dhe të bënin transferta parash për pastrimin e tyre.
Rezart Taçi ndodhet ende në kërkim nga policia.