Pasuritë me vlerë marramendëse të bosit të karteleve meksikane, El Chapo, mund të bëhen tuajat me vetëm 10 dollarë.
Qeveria meksikane me anë të një lotarie 10 dollarëshe ofron pasuritë e El Chapo-s.
“Bileta e artë” është pikërisht vila e tij luksoze në Culiacàn , ku Joaquin Guzmàn ishte fshehur para arratisjes së tij, në shkurt 2014.
Një tjetër vilë e kërkuar është ajo e Amado Carrillos Fuentes, bosit të kartelit Juarez i cili u bë i famshëm për sistemin e tij të tregtimit të drogës me avionë dhe anije gjigante.
Çmimet do të ndahen më 15 shtator, që shënon dhe Ditën e Pavarësisë së Meksikës. Në tërësi, fondi i çmimeve arrin vlerën e 250 milionë pesos, ose mbi 10 milionë euro.