“Patriotë patatinash”/ Dojna Mema ka një mesazh për të gjithë ata që uruan sot për 28-nëntorin

Ditën e sotme një pjesë e mirë e shqiptarëve anë e mbanë botës kanë uruar ‘Festën e Flamurit’ duke ndarë postime të ndryshme në rrjetet e tyre sociale. Këtyre iu janë bashkuar padyshim edhe personazhe të njohur, duke u shprehur më shumë se kurrë krenar për rrënjët e tyre.

Mirëpo në këtë mes moderatorja Dojna Mema ka dy fjalë ndryshe. Më shumë se një urim, ajo iu është drejtuar ndjekësve të saj duke u shprehur se nuk është mirë me qenë shqiptar, kur ke po të njëjtat probleme si 100 vjet më parë. Krahas një imazhi me disa rreshta të Faik Konicës, Dojna shkruan:

“Sot është dita kur zgjohet një lloj katergorie “patriotësh” patatinash që e bëjnë qesharak patriotizmin në vetvete. Fjalët e Konices janë shkruar në 1900-en , kështu që kursejeni “O sa mirë me ken shqiptar” e lloj-lloj teprimesh të tilla sepse nuk është mirë ‘me ken shqiptar’ kur ke po të njëjtat probleme si 100 vjet më parë”.

Shqipëria sot feston 110–vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur.

Ndër “VIP-at” që kanë publikuar në llogaritë e tyre sociale për 28 nëntorin deri më tani janë: Getinjo, Sabiani, Julian Deda, Fjodora Fjora, Kiara Tito, Rudina Dembacaj, Iva Tiço, Turjan Hysko, Endri Çekiçi e të tjerë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *