Presidenti Meta ka dalë sot në një konferencë për shtyp, ku ka publikuar mesazhet e një sipërmarrësi, që ishte kërcënuar dhe gjobitur nga institucionet, pasi kishte publikuar në llogarinë e tij në ‘Facebook’ foton e një politikaneje.
Kreu i shtetit u zotua para biznesmenit Erjon Mane se ai do të ishte në besën e tij.
“Të dashur qytetarë të Republikës, të dashur sipërmarrës, kudo ku jeni. Të dashur përfaqësues të institucioneve ligj zbatuese, që jeni për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve shqiptare, nisim këtë konferencë shtypi. Në çdo 3-4 orë do të kemi zhvillime interesante në lidhje me çështjen e patronazhistëve. Ditën e shtunë, këtë të shtunë marr një sms nga një qytet emrin e të cili se kisha në celularin tim. Ai më thotë; “Përshëndetje! Erjon Mane nga Matia Travel ju shqetëson. Kam diçka shumë serioze për çështjen e patronazhistëve. Kam kaq kohë që biznesi im kërcënohet dhe gjobitet. Sot e zbulova patronazhistëve”. Ai më thotë; “A ta publikoj me lejen tuaj? Dua të përballem në emision me ndihmën tuaj. S’më tremb asgjë nga gjobat e këtyre horrave. Të gjobitesh në 2021-shin se ke nxjerr fotot të një politikaneje, është të ikësh nga vendi të kërkosh azil”. Nxjerr dhe numrin e Gonxhes. Vazhdon komunikimi që mund të jetë në dispozicion të SPAK. Ky numër s’ka qenë në telefonin tim. Që nga ky moment Erjon, të kam në besën time. Çdo gjë që të ndodh ty e kam personale me bablokun e rilindjes. Një situatë skandaloze që tregon se si patronazhistët ndjekin dhe survejojnë gjithë qyt e tek që bëjnë postime kundër qeverisë ose pro opozitës dhe më pas ua shpërndajnë drejtorive të partive shtet dhe përmes tyre iu krijohen pengesa të paligjshme që tua bëjnë jetën të pamundur.”, tha Meta.