Kosovarët anë e mbanë botës sot po festojnë 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ndërkohë janë organizuar edhe aktivitete të ndryshme.
Për nder të 15-Vjetorit të Ditës së Pavarësisë së Kosovës është vendosur billboard në një nga ekranet gjigante në Times Square New York.
Mesazhi në ekranin gjigant në Times Square, falenderon SHBA-në për ndihmën e saj për shpalljen e Pavarësisë së Kosovës! Billboardi në vijim vazhdon me disa fotografi të komandantit legjendar Adem Jashari dhe emblemës së UÇK-së.
Në një prononcim për media, pronarët e kompanisë Tafingo (që kanë vendosur billboard-in), Atdhe dhe Dren Deva theksuan se është tashmë traditë e kompanisë së tyre që prej 3 vitesh, promovimi i shtetit të Republikës së Kosovës pikërisht në ditën e pavarësisë në billboarde të ndryshme nëpër Amerikë dhe këtë gjë e bëjnë me kënaqësinë më të madhe.
Vlen të theksohet që mesazhi kryesor është falënderimi për Amerikën që ndihmoi Kosovën për të arritur ditën e pavarësisë. “Me këtë duam t’i tregojmë Amerikës që ne jemi falënderues gjithmonë për ndihmën tuaj dhe nuk ua harrojmë kurrë”, thonë vëllezërit Deva.