Ish-kryeministri Sali Berisha pritet të mbledhë ditën e sotme në selinë e Partisë Demokratike anëtarët e Komisionit të Rithemelimit.
Në fokus të mbledhjes bëhet me dije se do të jetë diskutimi për Kuvendin e datës 30 prill.
Delegatët e Kuvendit pritet që të votojnë zgjatjen me 30 apo 45 ditë të mandatit të Komisionit të Rithemelimit për të drejtuar PD-në deri në zgjedhjen e kryesisë dhe kryetarit të Partisë.
Ndërkohë, ende nuk ka një orar zyrtar për mbledhjen e Komisionit.