Ministri socialist Taulant Balla u shpreh jashtë Parlamentit se opozita po krijon kaos me qëllim bllokimin e integrimit të Shqipërisë, që pas dy javëve do të hapë kapitujt e negociatave për anëtarësim në BE.
“Është një situatë, si para një viti, në vjeshtë. Sa herë që Shqipëria ndodhet në një moment të rëndësishëm të rrugëtimit, pas 2 javëve kemi konferencën me BE-në që hap zyrtarisht kapitujt e marrëveshjes së Shqipërisë sonë në BE, ndodhet e njëjta situatë.
Kush mendon se kjo situatë është për një vendim gjykate e ka gabim, apo që do t’i marrë shqiptarët për budallenj. Apeli im si koleg, si deputet prej 20 vitesh në Kuvend është që dhuna nuk ka vend në demokraci” tha ai.