Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka deklaruar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Butrintin, është kundër interesit publik dhe Kushtetutës, si dhe krijon një precedent të rrezikshëm për trashëgimin kulturore në vazhdim.
Zhupa u shpreh se është cenuar roli parësor i shtetit, ndërsa paralajmëroi padi në SPAK.
Ndër të tjera, ajo u shpreh se po shqyrtojnë dhe mundësinë për një padi në Gjykatën e Strasburgut.
“E para tashmë që kemi dhe vendimin, do të duhet t’i drejtohemi me një padi SPAK-ut për ta gjykuar veprimtarinë e organeve shtetërore, veprimtarinë e ADF dhe tre gjyqtarët që për ne janë në konflikt interesi.
Kemi detyrimin që t’i drejtohemi SPAK. Mund ti drejtohemi dhe me një padi edhe gjykatës