PD denoncon: Në Dimal po firmosen vërtetime për votim familjar

Partia Demokratike e udhëhequr nga Enkelejd Alibeaj ka denoncuar kryebashkiaken e Dimalit Juliana Memaj se ka detyruar administratorët e njësive vendore që të firmosin vërtetime për shumë qytetarë që të lejojnë votimin familjar.

PD thekson se kjo është e ndaluar me ligj dhe se ky vërtetim mund të firmoset vetëm nga eksperti mjeko-ligjor.

Njoftimi nga PD-ja:

Në bashkinë Dimal, administratorët e njësive vendore të Bashkisë, me urdhër të kryetares së bashkisë që kandidon në zgjedhje, po firmosin vërtetime për shumë qytetarë për të lejuar votimin familjar në kundërshtim me kodin zgjedhor. Vërtetimi për votim në emër të dikujt tjetër (në prani të tij) duhet të lëshohet nga eksperti mjeko-ligjor. Bashkëngjitur dhe vërtetimi i lëshuar në njësinë Poshnje


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *