PD denoncon skandalin e spitalit Pediatrik: Bie suvaja, lëndohet një fëmijë

Në ditën dërkombëtare të fëmijëve duket se nuk kemi lajme të mira.

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa, denoncon në rrjetin social “Facebook”, rënien e suvasë të tavanit në një dhomë të Pediatrisë së Tiranës. Si rrjedhojë e këtij incidenti ajo raporton se ka një fëmijë të plagosur.

Zhupa ka publikuar fotot, ku shihet suvaja e rwnw mbi krevatin në dhomën e pediatrisë. Për sa i përket të miturit të lënduar nuk kemi pamje dhe as informacione rreth gjendjes së tij shëndetësore.Ndërkaq ajo kërkon që ngjarja të hetohet dhe përgjegjësit të vendosen para drejtësisë.

Burimet thonë se në dhomë kanë qenë dy fëmijë të moshës pediatrike, ku nga vlerësimi paraprak rezulton se fëmija i plagosur ka dëmtime të lehta.

Ndërkohë, është ngritur një komision për vlerësimin e gjendjes së fëmijës. Ngjarja është përjetuar nga familjarët e të vegjëlve, të cilët kanë pësuar traumë. Suvaja ka rënë në katin e tretë të Pediatrisë, në Shërbimin e Pneumologjisë.

Denoncimi i Ina Zhupës:

Denoncimi me foto, Ina Zhupa: Bie tavani i pediatrisë, plagoset nja fëmije. 1 qershori ne Pediatrinë Tiranë! Kushtet e spitaleve skandaloze te shëndetësisë rrezikuan edhe jetën e fëmijëve. Tani ne spitalin e pediatrisë sapo u plagos një fëmijë nga rënia e tavanit. Duhet hetim dhe vënia para drejtësisë te atyre qe rrezikojnë jetën e fëmijëve pikërisht ne vendin ku duhet te shpëtojnë jetën dhe shëndetin.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *