“PD do të marrë 20 deputetë në Tiranë”, Ori Nebijaj zbulon nëse do të vazhdojë më në ekran

Deri diku, emri i Ori Nebijaj nuk ishte suprizë në listat e PD-së, pas dhënies së një kontributi të saj ndër vite. Moderatorja e njohur, aktualisht vijon me aktivitetet elektorale e po kështu nuk i mungon ekranit. Në zgjedhjet e 25 prillit, ajo do të kandidojë për deputete nën siglën e Partisë Demokratike. Angazhimi i Orit në politikë është i hershëm, fillimisht në forumet rinore të PD-së dhe më pas si zëdhënëse e selisë blu.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Oriela Nebijaj (@ori_nebijaj)

E ftuar në “Opinion” në Tv Klan, Ori u shpreh e bindur se Partia Demokratike do të marrë të paktën 20 deputetë në Tiranë, ku dhe vetë kandidon. Madje ajo tha me bindje se pas datës 25, atë do ta shohim në Kuvend.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Oriela Nebijaj (@ori_nebijaj)

“Ky ishte një moment i mirë për mua, duke qenë aktivisht në politikë, për të kandiduar dhe për të qenë në listë, sepse edhe pjekuria ime politike në angazhimin që unë kam pasur prej vitesh tashmë në strukturat e partisë, që ka filluar që në forumet e partisë. Më pas si zëdhënëse e PD-së, ku pata mundësinë që për të paktën 3 vite ta njihja mirë si organizohej partia, si funksiononte.

Media ka qenë si një plotësim i një dëshire që unë e kam pasur që e vogël, por asnjëherë nuk ka qenë objektiv i jetës sime dhe angazhim me kohë të plotë.

Ekranin e kam ende, sepse ky është një pakt aktualisht me një kontratë që unë e kisha dhe që mund të vazhdoj ta kem deri pas 25 prillit.

Orin pas datës 25 do ta shihni në Parlament. Unë besoj që Partia Demokratike në Tiranë, do të marrë të paktën 20 deputetë. Ne punojmë për të arritur tek 20-ta”.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *