Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka dhënë një tjetër mesazh, pas vendimit për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe mbështetësive të tij.
Ai ka publikuar një video ku në fasadën qendrore të selisë së PD, ngrihet një banderolë gjigante ku shkruhet, “Partia Demokratike e Shqipërisë”,
Përmes një postimi në Facebook, ai jep një mesazh politik, të cilën e ka artikuluar sistematikisht kohët e fundit:
“Partia Demokratike do të ringrihet si shpresa e vetme e shqiptarëve për ndryshim! Për një të ardhme më të mirë për të gjithë”.
/Priza.al/